Tuchel s’e do Ronaldon te Chelsea

14:02 | 8 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Tuchel s’e do Ronaldon te Chelsea

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.

Deri më tani besohet se portugezi do të largohet nga “Old Trafford”, por ka spekulime të shumta rreth klubit të tij të ri.

Tuchel s’e do Ronaldon te Chelsea

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.

Chelsea mendohet të jetë një nga klubet me interesim më serioz për Ronaldon.

Pronarët e rinj thuhet se janë takuar me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, dhe e duan lojtarin – por kështu ende nuk po mendon edhe trajneri, Thomas Tuchel.

Sipas “Independent”, Tuchel është ai që do të marrë vendimin përfundimtar nëse Chelsea do të bëjë një lëvizje për 37-vjeçarin.

Tutje, sipas mediumit britanik, ndjenja aktuale është se trajneri i londinezëve ka pak interesim për të tentuar një marrëveshje me sulmuesin e Manchester Unitedit.

Ndryshe, kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme