Tuchel refuzon Bayernin, në “negociata” me Arsenalin

23:50 | 24 Mars 2018
Arbresh Info

Thomas Tuchel raportohet se ka refuzuar detyrën në Bayern Munich në mënyrë për të filluar “negociatat” me Arsenalin.

Ish trajneri i Borussia Dortmundit ishte shënjestër e skuadrës në krye të Bundesligas për të zëvendësuar trajnerin Jupp Heynckes, transmeton portali arbresh.info. Por, ai ka refuzuar përpjekjen e tyre pas vendimit për të menaxhuar një klub jashtë vendit.
‘SportsBild’ raporton që ai është tashmë në bisedime me “Topçinjtë” për të zëvendësuar francezin Arsene Wenger.

Raporti nga burimi i lartpërmendur pretendon gjithashtu që Chelsea është i interesuar për të sjell 44 vjeçarin në Stamford Birdge.

“Blutë” pritet të heqin dorë nga Antonio Conte me përfundimin e këtij sezoni. Megjithatë, duket që Arsenali ka reaguar më shpejtë se rivali i tyre në Premierë Ligë duke nisur tashmë bisedimet me trajnerin e shumëvlerësuar./arbresh.info/

Të ngjashme