Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, thotë se Neymari është në formë të mirë dhe është i gatshëm ta ndihmojë Paris Saint-Germainit për të luftuar edhe për tre trofe të tjera këtë sezon.
Paris Saint-Germaini do ta rinisë sezonin 2019/20 të premten, kur do ta zhvillojë finalen e Coupe de France kundër Saint-Etienne, pas titullin e Ligue 1 e fitoi kur Federata vendosi ta përfundojë para kohe sezonin.
Finalja e Coupe de la Ligue kundër Lyonit vjen një javë më pas, para se Paris Saint-Germaini ta kthejë vëmendjen te përballja çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, më 12 gusht.
Për t’u përgatitur për këto ndeshje, pas pauzës që nga marsi shkaku i përhapjes së koronavirusit, PSG-ja i ka zhvilluar disa ndeshje miqësore gjatë ditëve të fundit, përgjatë të cilave i ka shënuar 20 gola dhe s’e ka pranuar asnjë.
PSG-ja fitoi kundër Le Havre me rezultat 9:0, kundër Waasland-Beveren 7:0, ndërsa të martën e mposhti 4:0 Celticun. Neymari ka qenë kryesori në këto fitore dhe Tuchel është shprehur i kënaqur që i është kthyer ylli i skuadrës në formën më të mirë.
“Nuk jam i befasuar. Ai u kthye në gjendje të mirë psikike, në formë të mirë. Ai përshtatet shumë shpejt me të gjitha seancat stërvitore dhe e kap rrjedhën menjëherë”, ka thënë Tuchel.
“Është e rëndësishme për atë të luajë sa më shumë që të jetë e mundur. Ai ka munduar në shumë minuta lojë gjatë këtij sezoni. Ai do të jetë në fushë nesër. Është në formë të mirë, vendimtar dhe kjo është më e mira për ne”. /Gazeta Express/
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...