Thomas Tuchel do të ishte i lumtur të humbiste finalen e Kupës Carabao sot, nëse do t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Trajneri i Chelseat pranon se do të jetë e vështirë të shijojë finalen në Wembley – edhe nëse ekipi i tij mund Liverpoolin.
Përpara ndeshjes së madhe të kësaj pasdite, Tuchel deklaroi: “Meqenëse është kaq e freskët memoria nga lufta në Evropë, ndoshta loja vjen me një ndërgjegje të keqe.”
“A na lejohet të angazhohemi plotësisht dhe të festojmë plotësisht? A është kjo e përshtatshme? Kështu ndihem unë. Çfarë do të ndihmonte tani nëse humbim një ndeshje futbolli? Nuk do të ndihmojë asgjë. Nëse do të ndihmonte, jam i lumtur që do ta humbas ndeshjen.”
“Papritmas kemi një luftë në Evropë. Kjo është një situatë e tmerrshme. Ne jemi të përfshirë emocionalisht – vuajmë me të gjithë”, përfundoi ai.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...