Chelsea nuk arriti të fitoj ndeshjen e mbrëmshme kundër Burnley në shtëpi, duke barazuar kështu me rezultat 1-1.
Kampionët në fuqi të Evropës, dominuan totalisht lojën, por nuk i shfrytëzuan rastet e krijuara.
Trajneri i bluve, Thomas Tuchel nuk e fsheh zgjënjimin e tij në deklaratën e dhëna pas “hapit fals” në “Stamford Bridge”.
“Jo më kot e adhurojmë futbollin, ndeshja e sotme është rasti perfekt, pasi një skuadër mund të rrëmbejë pikën nëse skuadra tjetër harron të shënojë golat që meriton”.
“Zhvilluam një ndeshje fantastike, kështu që është normale të jem i mërzitur për barazimin. Nëse do ta luanim këtë ndeshje edhe 100 herë të tjera, do të fitonim 99 prej tyre”.
“Gjithsesi, fajin e kam vetë, krijuam raste pafund dhe duhet të kishim shënuar gola të tjerë. Ua thjeshtuam, ata filluan të besonin se mund të na rrëmbenin një pikë, kështu ndodhi” deklaroi tekniku gjerman.
Edhe pas këtij barazimi, Chelsea sërish renditet në vendin e parë me 26 pikë, tri më shumë se Manchester City e cila gjendent në vendin e dytë./Arbresh.info
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...