Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se llogarit në sulmuesin Mauro Icardi për duelin kundër Atalantas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Mauro Icardi nuk arriti të shënojë në finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës, kur Paris Saint-Germaini u kthye për ta rinisur sezonin 2019/20, në korrik.
27-vjeçari i ka shënuar 20 gola në 33 ndeshje të zhvilluara gjatë sezonit 2019/20 dhe do t’i duhet të marrë më shumë përgjegjësi në çerekfinale të mërkurën, pasi që Kylian Mbappe nuk pritet të jetë në gjendje të luajë shkaku i një lëndimi të pësuar më parë.
Trajneri i PSG-së, Tuchel, tha se Icardi do ta luajë një rol të rëndësishëm në ndeshjen e së mërkurës në Lisbonë.
“Mauro është shumë i rëndësishëm, veçanërisht me lëndimin e Kylian dhe mungesën e Edinson Cavanit. Do të jetë shumë e rëndësishme që ai ta ketë një ndeshje të mrekullueshme, ta dëshmojë karakterin e tij dhe të tregojë se mund të luftojë në ndeshjet e mëdha”, ka thënë Tuchel.
“Ai nuk frikësohet asnjëherë, gjithmonë është i gatshëm të shënojë. Ne mund të llogarisim në të, si në aspektin taktik, ashtu edhe në defansiv. Integrimi i tij në skuadër ka qenë i mrekullueshëm”.
“E dija që s’do ta kishte të vështirë të përshtatej këtu sepse kemi shumë lojtarë nga Amerika e Jugut, por ai u përshtat shumë mirë në zhveshtore. Tani është koha që ai të na kalojë në gjysmëfinale”. /Gazeta Express/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare