Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka analizuar kundërshtarin e ndeshjes së radhës në Champions League, Galatasaray-n.
Në konferencën për mediet në prag të ndeshjes me skuadrën turke, Tuchel theksoi se me intesitetin që i jep lojës, Galatasaray i kujton Atalantën e disa viteve më parë.
“Do të jetë një ndeshje shumë intensive. Në disa aspekte Galatasaray më kujton Atalantën e disa viteve më parë”-tha tekniku.
Ndërsa duke folur për rikthimin e Manuel Neuer pas dhjetë muajsh dëmtim, trajneri gjerman u shpreh se portieri është duke bërë shumë mirë.
“Ai po bën jashtëzakonisht mirë. Nuk e dinim se si do të kthehej pas kaq shumë kohësh. Ai ka disa probleme të vogla pas ndeshjeve, por do të luajë nesër. Ai po bën hapa të pabesueshëm përpara dhe jam i bindur që do të kthehet po aq i fortë sa ishte më parë”-deklaroi ndër të tjera Thomas Tuchel./ss
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...