Bayerni Munich është në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm.
Largimit i Yann Sommer dhe problemet e vazhdueshme të Manuel Neuer me lëndimet, që pritet ta mbajnë atë jashtë fushës edhe për disa javë, nëse jo muaj, kanë bërë që Bayern të shikoj mundësit e tjera.
Thomas Tuchel thuhet se e dëshiron Kepa Arrizabalaga në Bayern, transmeton Arbresh.info.
Sipas Sport1, Tuchel i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që ta “rrëmbejnë” Arrizabalaga nga Chelsea dhe klubi tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Premier League.
Edhe pse menaxheri gjerman preferoi Edouard Mendy gjatë qëndrimit të tij në Stamford Bridge, ai beson se spanjolli mund të jetë i përshtatshëm në “Allianz Arena” për t’i ofruar konkurrencë Ulreich.
Besohet se portieri mbetet i hapur për një ndryshim, veçanërisht pasi ai përballet me konkurrencën nga Robert Sanchez pasi u nënshkrua nga Brighton në një marrëveshje prej 25 milion funte./Arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...