Thomas Tuchel ka kërkuar nga Andreas Christensen që të nënshkruajë sa më parë kontratën e re te Chelsea.
Mbrojtësi nuk po luan rregullisht te The Blues, mirëpo trajneri gjerman e sheh si pjesë të planeve të tij, mirëpo jo pa e nënshkruar marrëveshjen e re.
Tuchel ka përditësuar situatën e Christensen me një konferencë për media, duke i bërë me dije lojtarit se duhet të nxitojë për të rinovuar kontratën.
“Nuk kam lajme të mira. Javë më parë kam kuptuar se Andreas dëshiron të njëjtën gjë sikur ne, dhe kjo është arsyeja pse për mua nuk ishte problem, pasi të gjithë donim të njëjtën gjë, për aq sa kuptoj unë”, ka thënë gjermani.
“Tash e një kohë të gjatë po presim për konfirmim. Është në duart e Andreas që të sillet ashtu siç sillet në fushë, dhe t’iu bie pas fjalëve të tij, pasi ai thotë se e do Chelsean, na thotë se dëshiron të qëndrojë dhe të jetë pjesë e projektit. Besoj se është pjesë perfekte për ne dhe nuk ka mbaruar akoma këtu”.
“Karriera e tij mund të zhvillohet akoma. Por, siç thash, është në duart e tij. Ne duam përkushtim dhe shpresojmë ta kemi”, ka thënë mes tjerash Tuchel.
Christensen shihet si një lider për të ardhmen në mbrojtjen e Chelseat, derisa kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...