Bayern Munich ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Borussia Moenchegladbach me rezultat 1-2.
Megjithatë trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel vazhdon ta ketë mendjen te tregu i transferimeve që tanimë ka përfunduar.
Bavarezët shitën dy futbollistë, mbrojtësin Benjamin Pavard dhe mesfushorin Ryan Gravenberch, por që nuk arritën të merrnin zëvendësues të tyre.
Madje mesfushorit portugez Joao Palhinha ishte në Munich kishte kryer vizitat mjekësore dhe kishte bërë fotot e prezantimit, por që transferimi i tij dështoi në minutat e fundit shkaku që Fulham nuk gjeti një zëvendësues.
Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka mbetur shumë i zhgënjyer me mos afrimin e futbollistëve të rinj për t’i zëvendësuar të larguarit.
“Jam i trishtuar, sepse e dija se João Palhinha dëshironte të luante te Bayerni dhe çfarë mund t’i jepte skuadrës sonë. Nuk jam i sigurt se çfarë shkoi keq. Kemi një skuadër me shumë cilësi, dëshironim të përforcoheshim edhe më shumë, por nuk u bë e mundur dhe u besoj lojtarëve që kam”, tha Tuchel, shkruan telegrafi
Përveç kësaj, dy transfere të tjera dështuan për Bayernin në minutat e fundit të afatit kalimtar.
Bavarezët donin të sillnin Armel Bella Kotchap nga Southampton dhe Trevor Chalobah nga Chelsea.
Në fund asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ia doli te Bayerni, që do të thotë se Thomas Tuchel mbeti pa një zëvendësues të synuar për Benjamin Pavard, i cili u largua për në Inter.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë