Antonio Rudiger është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea, ndërsa për mbrojtësin ka interesim nga klubet më të mëdha evropiane.
E fundit që është futur në garë është Barcelona, gjë për të cilën trajneri gjerman Tomas Tuchel është i pakënaqur.
Kjo pasi Chelsea është në një moment të vështirë pasi nuk mund të negociojë rinovimin me futbollistët për shkak të sanksioneve të vendosura në drejtim të Roman Abramovich.
“A na shqetësojnë bisedimet e Barcelonës me Rudiger? Nëse janë të vërteta, patjetër që po. Megjithatë, unë kam besim se situata te Chelsea do të gjejë një zgjidhje dhe në këtë rast atëherë besoj se Rudiger mund të qëndrojë në Londër”.
“Kemi një shans të mirë për ta bindur të qëndrojë, megjithatë për momentin “duart tona” janë të lidhura”.
“Nuk flasim dot me të dhe nuk mund të futemi në bisedime me agjentin e lojtarit”, ka thënë Tuchel. /Telegrafi/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...