Tuchel i përgjigjet spekulimeve mbi largimin e Tuchel

10:21 | 13 Mars 2021
Arditë Shkodra

Thomas Tuchel insiston se Christian Pulisic është në planet e tij përkundër thashetheme për një largim të mundshëm të amerikanit.

Që nga koha kur Tuchel e ka zëvendësuar Frank Lampard si menaxher i Chelsea, Pulisic ka filluar në vetëm një ndeshje, përcjell lajmi.net.

Në këtë javë, është raportuar se Manchester United dhe Liverpool janë duke monitoruar nga afër situatën e 22 vjeçarit dhe po mendojnë për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, Tuchel ka thënë në një deklaratë se e konsideron si një lojtar të rëndësishëm të skuadrës.

“Detyra e tij kryesore është që të jëtë i gatshëm kurdo herë. Nuk ka ndonjë dallim mes Pulisic dhe të tjerëve”, duke ia rikujtuar lojtarit se nuk ka hatër-mbetje me të.

Ndeshja e ardhshme e Bluve do të jetë pikërisht sot me fillim nga ora 13:30 ndaj Leeds United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme