Trajneri i Bluve, Thomas Tuchel e ka mbrojtur sulmuesin belg, Romelo Lukaku pas një paraqitje zhgënjyese dhe të dobët kundër Crystal Palace në Selhurst Park
Thomas Tuchel ka ofruar mbështetjen e tij për Romelu Lukaku, pasi që sulmuesi i Chelsea pati vetëm shtatë prekje të topit në ndeshjen kundër Crystal Palace, duke insistuar se “nuk është koha që të qeshim më të”.
Lukaku ka qenë titullar vetëm në 12 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon, përfshirë edhe atë të së shtunës kundër Palace, por ka dështuar që të këtë ndikim në fitoren e Bluve prej 1-0 që e arritën në fund të ndeshjes.
Belgu, i cili u kthye në Stamford Bridge nga Interi për 113 milionë euro verën e kaluar, nuk ishte në gjendje që të bëjë një goditje në drejtim të golit dhe kishte vetëm shtatë prekje gjatë tërë ndeshjes – më pak së çdo lojtar që luan në Premier Ligë këtë sezon.
Chelsea pritet të luajë ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Lille dhe Lukaku pritet që të jetë titullar përsëri.
Tuchel e ka mbrojtur sulmuesin gjatë konferencës për shtyp.
“Nuk është koha që ta përqeshim atë, ai është lojtari i jonë dhe ne do ta mbrojmë atë”, i tha ai gazetarëve.
Trajneri i Bluve e di për statistikat e dobëta të Lukaku kundër Palace, por ai i ka hedhur poshtë ato pasi që paraqitja e tij mund të jetë e atillë si një ditë e keqe pune në zyre.
“Çfarë të bëjmë? Nuk e di! Mirë, ne duhet të përballemi me këtë”, shtoi Tuchel. “Të dhënat janë aty dhe ato flasin me gjuhën e tyre që ai nuk ishte i involvuar në lojën tonë. Me sulmuesit ndodh kjo, mund të ndodh me mungesën e besimin apo varësisht nga loja”.
Paraqitja e dobët e Lukakus kundër Palace vjen pas paraqitjes se tij të mirë në Botërorin e Klubeve të organizuar nga FIFA kur ai shënoi golin e fitores në gjysmëfinale kundër Al-Hilal para se të shënoi gol edhe në finale ku Chelsea mposhti Palmeiras.
Këto dy gola janë gjithsej 10 që 28 vjeçari i ka shënuar gjatë 28 paraqitjeve të tij këtë sezon, ku vetëm pesë i ka shënuar në Premier Ligë.
Blute do të shpresojnë që ai ta rigjëjë formën dhe të shënoi kundër Lille të martën në mbrëmje para se skuadra e Chelsea të mendojë për finalen e Carabao Cup kundër Liverpool më 27 shkurt.
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...