Trajneri i ri i Paris Saint- Germainit, Thomas Tuchel, nuk e dëshiron largimin e Adrien Rabiotit nga Parisi pas interesimit nga Barcelona.
Tuchel beson shumë në talentin e tij dhe e dëshiron mesfushorin në skuadrën e tij, transmeton Gazeta Express.
“Talenti i tij tanimë dihet”, tha Tuchel në Singapor, para ndeshjes miqësore me Atletico Madridin që do të zhvillohet të hënën.
“Mendoj se ka ende punë për të bërë dhe jam i bindur se ai do të arrijë nivelet më të larta në klubin në të cilin është krijuar si lojtar”.
“Por ne e dimë situatën e kontratës së tij dhe në kësisoj situatash është vetëm lojtari ai që merr vendimin përfundimtar”. /Gazeta Express
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...