Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka besim të plotë të skuadra para ndeshjes me Atalanta-n.
PSG do takohet me Atalanta-n në çerekfinale, por ka humbur Kylian Mbappe shkaku i lëndimit dhe do jenë pa Edinson Cavani-n, të cilit i ka skaduar kontrata, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Tuchel beson se është koha që Icardi të shkëlqejë dhe t’i ndihmojë skuadrës të jenë në gjysmëfinale.
“Me lëndimin e Mbappe dhe mungesën e Cavani-t, është e rëndësishme që Icardi të luajë mirë, të tregon personalitetin”.
“Për mua, ai është djalë i cili nuk frikësohet, gjithmonë shënon, të cilit mund t’i besosh teknikisht. Është momenti që ai të tregon se mundet të na kualifikojë në gjysmëfinale”, deklaroi ai.
Ndërsa për Neymar, Tuchel tha se braziliani gjithmonë e tregon vetën në ndeshjet e mëdha.
“Kam mendimin se Neymar ka presion të madh. Nuk mund ta imagjinoni presionin që ka ai. Por është lider të cilit i pëlqen dhe mund të luajë me presion”.
“Ai i pëlqen ndeshjet e mëdha dhe është vendimtar në ndeshjet e mëdha. Është lojtar të cilit mund t’i besosh në ndeshjet e mëdha. Jam i bindur që do jetë në përformanca të mëdha, ka mentalitetin për këto situata”, përfundoi ai.
Nesër do zhvillohet përballja mes PSG-së dhe Atalanta-s./arbresh.info.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’