Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel pranon se skuadra e tij ka nevojë për një mrekulli për të mposhtur Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjigantët gjermanë humbën 3-0 në total .
Tuchel beson se skuadra e tij është e aftë të kthejë rezultain, por e di se është një gjë e vështirë.
“Nuk e di nëse është e përshtatshme të flasësh për 4-0 apo 5-1 – duhet të jesh realist – por ne besojmë në vetvete. Është ndeshja e dytë. Nëse arrijmë të luajmë një pjesë të parë të mirë, mund ta bëjmë atë në të dytën. Çdo gjë është e mundur. Është një mal i madh për t’u ngjitur dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të besojmë në veten tonë, por nuk duam të jemi ëndërrimtarë. Të ëndërrosh për mua është gjithmonë afër gjumit dhe nuk mund të flesh për një sekondë.
City realizoi një nga paraqitjet e tyre më të mëdha evropiane dhe nënvizoi statusin e tyre si favorit të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë javën e kaluar.
Gjashtë herë kampioni evropian, Bayern, kishte hyrë në lojë me shumë pritje, por kapitullimi i tyre çoi në akuza dhe një përplasje në dhomën e zhveshjes midis shokëve të skuadrës Sadio Mane dhe Leroy Sane./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...