Paris Saint-Germaini po vazhdon me kërkimin e një portieri, duke qenë se Alphonse Areola nuk po duket aq bindës sa ka shpresuar Thomas Tuchel.
Pas humbjes befasuese nga Rennes në Ligue 1, trajneri i kampionit francez ka nisur të dyshojë në aftësitë e portierit të parë, ndërkohë që bordi i klubit është angazhuar për të sjellë një gardian tjetër me përvojë.
Sipas RCM, strategu gjerman ka kërkuar nga klubi që të përpiqet të transferojë ose Gianluiggi Donnarumman nga Milani ose Navasin nga Real Madridi.
Pas humbjes nga Rennes, Tuchel e ka bërë të qartë se çdo lojtar duhet të angazhohet për pozitën e tij në skuadër dhe këtu nuk bën përjashtim as portieri.
“A do të mbetet Alphonse (portier kryesor)? Nuk mund ta konfirmoj këtë derisa afati kalimtar është ende i hapur. Secili lojtar duhet ta dëshmojë cilësinë e vet, duke përfshirë edhe Alphonse”, është shprehur Tuchel për RCM.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...