Tuchel: Do të jemi gati për gjysmëfinalen ndaj klubit më të madh në botë

19:10 | 18 Prill 2024
D.H

Bayern Munich është kualifikuar në gjysmëfinale të Uefa Champions League, pasi eliminoi Arsenalit natën e mbrëmshmë.

Bavarezët fituan me rezultat 1-0 në ‘Allianz Arean’, teksa fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1, shkruan Arbresh.info.

Thomas Tuchel u shpreh i lumtur për kalimin në gjysmëfinale teksa foli për kundërshtarin e radhës që do të jetë Real Madridi.

“Ne bëmë shkëlqyeshëm dhe do të jemi gati për gjysmëfinalen ndaj klubit më të madh në botë. Loja e Real Madridit do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e Arsenalit”, u shpreh Tuchel.

“Shpresojmë që të kthejmë disa lojtarë për të pasur alternativa. Por për sa i përket përpjekjes ekipore, ky është pikë referimi”.

Real Madridi u kualifikua pasi mposht Cityn pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3, teksa koaha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave luhet me 30 prill, kurse ndeshja e kthimit luhet me 7 maJ./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme