Chelsea është i kompletuar. I këtij mendimi është trajneri i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel.
Ai vetëm dëshiron që t’i rikthehen nga dëmtimet disa lojtarë dhe atëherë do të ketë një skuadër të kompletuar dhe aspak nevojë për të transferuar në janar.
“Nuk kemi folur për të sjell lojtarë të rinj sepse besojmë në skuadrën që kemi dhe shpresojmë të kthehen të gjithë sa më parë për të qenë të kompletuar”, u shpreh Tuchel.
Blutë kanë marr lajmë të mira këto ditë, pasi N’Golo Kante dhe Trevoh Chalobah do të kthehen pas dëmtimeve, por do të jenë me disa mungesa të tjera.
“N’Golo do të kthehet nesër do të jetë në stol, ai është stërvitur në dy seancat e fundit. Trevoh Chalobah gjithashtu do të kthehet në skuadër. Kështu që Mateo Kovacic dhe Ben Chilwell do të jenë ende jashtë”.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...