Në javën e 19-të, dy sfida janë vendosur në çastet e fundit.
Trepça arriti fitoren e 12-të radhazi në elitë, duke mundur Proton Cable Prizrenin 68:71, derisa te mitrovicasit u dallua sërish Jordy Tshimanga me dyshifror të dyfishtë 18 pikë e 14 kërcime. Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur dhe një bllokadë, përcjell Arbresh.info.
Sigal Prishtina po ashtu shënoi fitore dramatike kundër Bashkimit, ku te bardhekaltrit, basketbollisti më i dalluar në parket ishte Derrick Wilson me dyshifror të dyfishtë, 18 pikë e 12 kërcime, si dhe dy asistime. Në anën tjetër te prizrenasit më i miri ishte Will Daniels me 24 pikë e dhjetë kërcime, si dhe dy asistime.
Peja shënoi fitore të pritur ndaj Istogut, që ka vetëm një fitore në këtë edicion, ndërsa te kampionët e Kosovës më i miri ishte Larry Thomas me 19 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Fitore shumë të rëndësishme arriti Golden Eagle Yllit, që mundi Vëllaznimin në Gjakovë, ku më i miri te therandasit ishte Jalen Nesbitt me 17 pikë, pesë kërcime e dy asistime./Arbresh.info/
MVP
Jordy Tshimanga (Trepça) 18 pikë, 14 kërcime, / asistime, 30 indeksi
Top 5
Jordy Tshimanga (Trepça) 18 pikë, 14 kërcime, / asistime, 30 indeksi
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 18 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi
Will Daniels (Bashkimi) 24 pikë, 10 kërcime, 2 asistime, 31 indeksi
Larry Thomas (Peja) 19 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...