Google ADS

Tronditet PSG dhe Real Madridi, Neymar në bisedime për rikthimin sensacional te Barcelona

16:25 | 9 Mars 2018
Arbresh Info

Neymar raportohet se i ka thënë Barcelonës se dëshiron të rikthehet një klub, një lëvizje që do të trondit  Real Madridin dhe PSG-në.

Superylli brazilian u largua në formë befasuese nga skuadra katalunase për një tarifë prej 222 milionë euro që theu rekord botëror verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Por, duket se jeta e tij në PSG nuk është duke shkuar ashtu siç ishte planifikuar dhe tashmë ai është duke u përpjekur për rikthim në Barcelonë.

Pavarësisht se gjiganti francez është në pozitë të mirë për titull në Liga 1, spekulimet thonë se sulmuesit është duke i munguar jeta në Camp Nou.

Neymar dhe homologët e tij në PSG vazhdimisht kanë hedhur poshtë këto raporte. Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘Mundo Deportivo’, 26-vjeçari sërish dëshiron të rikthehet në Barcelonë dhe tashmë ua ka bërë të qarta ndjenjat e tij liderit në La Liga.

Gazeta e lartpërmendur shton që Neymarit janë duke i munguar ish bashkëlojtarët e tij në Spanjë me të cilët qëndron rregullisht në kontakt. Dhe mbi të gjitha, ish ylli i Santos pranon se gaboi me vendimin për t’iu shmangur hijes së Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.

PSG është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi mbrëmjen e së martës dhe ‘Mundo Deportivo’ raporton që Neymar ka zgjedhur të njoftoj Barcelonën rreth dëshirës së tij vetëm disa orë para ndeshjes kthyese.

Sulmuesi mungoi në këtë ndeshje për shkak të lëndimi që mori kundër Marseilles një javë më parë. Neymar është rrugës drejt rikuperimit dhe PSG është e vendosur për t’i bërë disa teste brenda javëve të ardhshme pasi ylli i tyre u rikthye nga operacioni në Brazil.

Real Madridi ka qenë i lidhur muajve të fundit me yllin derisa Fiorentino Perez dëshiron që braziliani t’i bashkohet atyre për t’i dhënë një pamje të re skuadrës gjatë verës.

Megjithatë, sipas zbulimeve të fundit ky transferim duket se nuk do të ndodhë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme