Liverpooli ka marrë një lajm të hidhur pas testeve për Covid-19.
Fillimisht ishte transferimi i tyre më i madh këtë verë Thiago Alcantara që ka rezultuar pozitiv me coronavirus, por tani edhe Sadio Mane.
Pasi kishte pasur disa simptoma të vogla, Mane ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit, e cila ka njoftuar se senegalezi është mirë me shëndet.
“Sadio Mane ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe aktualisht është në izolim në përputhje me udhëzimet”.
“Sulmuesi i cili shënoi gol në fitoren 3-1 të hënën ndaj Arsenalit ka shfaqur disa simptoma të vogla, por ndihet mirë në përgjithësi”.
“Kësisoj Mane ashtu si Thiago janë pozitivë, ndërsa klubi do të vazhdoj të ndjek të gjitha protokollet që lidhen me Covid-19, ndërsa Mane do të izolohet në periudhën e kërkuar kohore”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Anglisë.
Mane e Thiago janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit dhe ata pritet të jenë mungesa të mëdha për trajnerin Jurgen Klopp. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...