Një ngjarje e dhimbshme preku sot botën e futbollit.
Ish-trajneri i Kamzës, Edmond Dule u nda nga jeta ditën e sotme, pas një ataku në zemër.
Dule ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, teksa në sezonin 2006-2007 arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës që njihej ndryshe si Dajti, në Kategorinë e Parë, ndonëse e mori në vendin e 9-të.
Askush nuk e besonte se ai ekip do të dilte në vendin e parë, duke e mbyllur fazën e dytë me pikë të plota, pra me 11 fitore. Kjo falë meritës së ish-trajnerit Dule, të cilit sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën 60-vjeçare.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...