Drejtori teknik i Chelseat, Miachel Emenalo ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas 10 vitesh qëndrimi në klub.
52 vjeçari, i cili ka luajtur për Nigerinë në Kupën e Botës të vitit 1994, i ishte bashkuar Chelseat në vitin 2007 me ardhjen e trajnerit Avram Grant, për të cilin kishte luajtur në klubin e Maccabi Tel Aviv,raporton BBC Sport, transmeton arbresh.info.
Ai para se të bëhej drejtor teknik në klub kishte punuar në departamentin e vëzhgimit të lojtarëve dhe të trajnerëve.
Emenalo në Angli si futbollist kishte luajtur për Notts County në vitet e 90 dhe po ashtu në takimin e parë në MLS.
Besohet se Emenalo ka pranuar një ofertë nga klubi francez AS Monaco.
Këtë vendim tëEmenalos besohet se pronari rus, Roman Abramovich, nuk e ka pritur mirë por e ka respektuar vendimin e tij.
Gjatë qëndrimit të tij në Stamford Brigde, Chelsea ka fituar trofe të shumtë, si Ligën e Kampionëve në vitin 2012, tre tituj të Premierligës, tri FA Cup, një Kupë të Ligës dhe një Evropa Ligë. /arbresh.info/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,