Jose Mourinho është i hapur për një rikthim tronditës në Chelsea.
The Sun thotë se Mourinho është ndër kandidatët potencial për të marrë detyrën në rast se Maurizio Sarri, ashtu siç pritet, zgjedh rikthimin në Itali dhe i bashkohet Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho është duke jetuar ende në Londër dhe pritet të bëhet trajner i “Bluve”, ndonëse edhe legjenda e klubit Frank Lampard, që aktualisht është në detyrë te skuadra Derby, është favorit.
Zhvillimet e fundit vijnë pas raporteve që Newcastle ishte duke menduar një marrëveshje tronditëse me ish trajnerin e Manchester United.
56-vjeçari është i gatshëm për të biseduar me pronarin e mundshëm të ri të Newcastles në rast se multi-miliarderi Sheikh Khaled bin Zayed al Nehayan vjen dhe e fton atë./arbresh.info/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...