Tronditet klubi i Kukësit dhe futbolli shqiptar.
Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra pasi dyshimeve per trukimin e ndeshjes.
KUSH JANË LOJTARËT
Përveç trajnerit Gjoka, “Panorama Sport” se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci.
Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.
PRECEDENTI
Nuk ka ku të shkojë më keq se kaq sa i përket imazhit të futbollit shqiptar. Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime.
Ndërkohë, sot sërish kampionët në fuqi të Shqipërisë ndalohen në Vjenë me të njëjtin dyshim.
Gjithsesi, deri në këtë moment kemi të bëjmë vetëm më hetim për një paracaktim të mundshëm rezultatesh, pasi mund të rezultojë që Kukësi të jetë krejtësisht i pastër. E gjitha kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave