Trofeu i Europa League vidhet në Meksikë

12:36 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Problem me trofeun e Europa League në Meksikë.

Trofeu i Europa League është vjedhur në Meksikë.

Trofeu i fituar në edicionin e kaluar të garës nga Manchester United pas triumfit në finale ndaj Ajax Amsterdamit, u zhduk në një automjet transportues, që besohej se ishte kamion i kompanisë FedEx.

Autoritetet në Guanajuato raportuan se trofeu ishte dërguar në qytetin Leon pas një ngjarjeje.

Por, në fund u rikthye në vendin e duhur. Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për zhdukjen e përkohshme të trofeut duke lënë dyshime se për pak kohë ai kishte qenë i vjedhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme