Triumfon LA Lakers, por befasohet Golden State Warriors

11:23 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Los Angeles Lakers ka triumfuar ndaj Houston Rockets, me rezultat 117-100 në kuadër të NBA-së.

Për dallim nga LA Lakers, Golden State Warriors ka pësuar disfatë nga Indiana Pacers me shifra 104-95.

Një fitore më dramatike ka shënuar Philadelphia 76ers në kohën shtesë ndaj Miami Heat me rezultat 137-134.

Një triumf po aq dramatik e ka marrë edhe Brooklyn Nets që ka mposhtur Denver Nuggetsin me 122-116.

Fitore më të thelë në këtë rreth ka shënuar Utah Jazz që e mposhti me lehtësi Cleveland Cavaliers me shifrat 117-87.

San Antonio Spurs në anën tjetër ka fituar po ashtu ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 112-102.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme