Google ADS

Triumfi i parë i Bashkimit në Ligën Ballkanike, mposht Kozuvin

23:22 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

Me rezultat 80-76, skuadra e Bashkimit ka fituar përballë KK Kozuvit në ndeshjen e vlefshme për edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.

Ky ishte triumfi i parë i kampionit të Kosovës në garën ballkanike, ku ka regjistruar edhe tri humbje.

Ishte një ndeshje e ngushtë në mes të dyja ekipeve që u shoqërua me ndryshime të shpeshta në avantazh.

Gjysma e parë ishte shumë e barabartë, ndërkohë që diferenca u bë në fund të sfidës.

https://www.facebook.com/BashkimiOfficial/posts/1153645304789456

Mirëpo, në çerekun e fundit, ekipi vendas luajti më mirë dhe ia doli që ta ndalte serinë në tri humbje radhazi.

Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e tretë radhazi për Kozuvin që akoma nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon.

Aktualisht, Bashkimi mban vendin e tretë në renditje, prapa BC Beroe dhe Teutës që renditen në pozitat një dhe dy, respektivisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme