Megjithatë, në pjesën e parë, Rossonerët nuk ia dolën që të tregoheshin të rrezikshëm për të shënuar në portën kundërshtare.
Në gjysmën e dytë, mysafirët filluan t’i shtonin aksionet, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Krzysztof Piatek e mori përgjegjësinë dhe goditi nga pika e bardhë, ndërsa edhe pse e preku topin, portieri Marco Silvestri nuk ia doli ta ndalte (68′).
Sulmuesi i Milanit e futi topin në rrjetë edhe në minutën e 83-të, por gjyqtari e anuloi golin pas shqyrtimit me VAR.
Kjo është fitorja e dytë sezonale për Milanin që numëron gjashtë pikë pas tri javësh, ndërsa për Hellas Veronan është humbja e parë, pasi ka regjistruar një fitore dhe një barazim.
Në xhiron e ardhshme, Rossonerët zhvillojnë derbin ndaj Interit, kurse Verona luan si mysafir i Juventusit.