Mbrojtësi i Atletico Madrid-it, Kieran Trippier ka thënë se ndihet më mirë në krahasim me sezonin e kaluar sa ishte pjesë e Tottenham.
Anglezi në verë iu bashkua skuadrës së Diego Simeone, ndërsa menjëherë arriti të gjejë vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Trippier për Mirror, ka thënë se ndihet shumë më mirë se sezonin e kaluar sepse kishte lëndime të shumta.
“Sigurisht ndihem si lojtar më i mirë se sezonin e kaluar te Tottenham. Sezonin e kaluar kishte disa momente të vështira shkaku i lëndimeve dhe nuk është arsyeje sepse nuk e fsheha”.
“Vuajta disa muaj dhe pësova përsëri lëndim në pushimin dimëror në Spanjë. Shkaku i pushimit dimëror isha vetëm disa javë jashtë fushe dhe tani ndihem shumë më mirë”.
“Kisha shumë probleme se në sezonin e kaluar dhe mënyrën si përformova shkaku i lëndimeve. Kishte shumë ndeshje të rëndësishme, vërtetë nuk dua të flas”, theksoi ai.
Trippier ka rol mjaftë të rëndësishëm në skuadrën e Atletico-s, sepse në gjashtë ndeshjet që ai nuk ishte i pranishëm në formacionin e parë, “Los Rijoblancos” fituan vetëm një herë dhe pësuar humbje në derbin ndaj Real Madrid, derisa u eliminuan edhe nga Leonesa në Kupën e Mbretit./arbresh.info.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?