Tribunali i Arbitrazhit e detyron Bashkimin të paguajë paga për mosrespektim të kontratave

19:15 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Bashkimi duhet të paguajë saktësisht 68.652 euro për mosrespektim të kontratave të edicioneve të kaluara, si pasojë e vendimeve të Tribunalit të Arbitrazhit të Basketbollit.

Kampioni i Kosovës duhet të paguajë për rastet e lojtarëve Ljubo Samadan dhe Aleksandar Gruev, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit prizrenas në edicionet paraprake (2016/2017/2018-pjesa përfundimtare e sezonit).

“Në adresë të klubit vazhdimisht kanë arritur vendime të organit të drejtësisë i cili njihet nga FIBA, ku gjithsej deri sot janë tri raste të lojtarëve si E. Pallm, L. Samadan dhe A. Gruev, nuk e dimë nëse ka raste të tjera që do të inicohen pasi që nuk janë dorëzuar kontratat e lojtarëve nga menaxhmenti i kaluar”.

“Këto vendime dëmtojnë buxhetin dhe reputacionin e KB Bashkimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke lënë pasoja të mëdha në rikuperimin sa më të shpejtë të klubit, sigurisht edhe në afrimin e përforcimeve me lojtarë e trajnerë të huaj, për shkak të borxheve të mbetura”, thuhet në njoftimin e Bashkimit në Prizren.

Më poshtë postimi i plotë i Bashkimit:

Para disa ditëve në adresën e klubit tonë kanë arritur edhe dy vendime nga Tribunali Arbitrazhit të Basketbollit për rastet e lojtarëve Samadan dhe Gruev të cilët kanë qenë pjesë e ekipit në edicionet paraprake (2016/2017/2018-pjesa përfundimtare e sezonit). Edhe këto dy vendimet e fundit të Arbitrazhit vinë si pasojë e mosrespektimit të kontratave me lojtarët, përkatësisht mos dhënien e rrogave për lojtarët në fjalë (Samadan dy rroga – 4600euro; Gruev dy rroga – 5000euro!) ku për mosrespektim të kontratave të edicioneve të kaluara shuma e përgjithshme që duhet të paguhet është gjithsej 68,652.00euro !!!

Në adresë të klubit vazhdimisht kanë arritur vendime të organit të drejtësisë i cili njihet nga FIBA, ku gjithsej deri sot janë tri raste të lojtarëve si E. Pallm, L. Samadan dhe A. Gruev, nuk e dimë nëse ka raste të tjera që do të inicohen pasi që nuk janë dorëzuar kontratat e lojtarëve nga menaxhmenti i kaluar.

Këto vendime dëmtojnë buxhetin dhe reputacionin e KB Bashkimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke lënë pasoja të mëdha në rikuperimin sa më të shpejtë të klubit, sigurisht edhe në afrimin e përforcimeve me lojtarë e trajnerë të huaj, për shkak të borxheve të mbetura.

Rastet në fjalë (dënimet) kapin shifra marramendëse të borxhit ndaj FIBA-s, si pasoje e mospagesës se rrogave për këta lojtarë:

Eric Palm rasti (BAT 1024/17); vlera ne euro 13,512.00

Ljubo Samadan rasti (BAT 1212/18); vlera ne euro 22,470.00

Aleksandar Gruev rasti (BAT 1207/18); vlera ne euro 32,670.00

Vlera totale e obligimit të trashëguara për mosrespektimin e pagave për lojtarët ne fjalë është plot 68,652.00 euro, kjo ka ardhur si neglizhencë për të mos paguar një ose dy rroga të parapara me kontratë.

Ne shpresojmë që mos të këtë raste te tjera, përndryshe klubin e presin vite shumë më të vështira!

Këtë duhet ta mbajnë në supe sot lojtarët, kryesia dhe fansat, deri sa ata që e sollën në këtë gjendje krenohen me arritje!!!

 

/Telegrafi/

https://www.facebook.com/BashkimiOfficial/posts/1156989551121698

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme