Houssem Aouar është sensacioni më i ri në botën e futbollit dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.
Forma tij e shkëlqyer te Lyoni, ka bërë që një numër i madh i skuadrave evropiane të interesohen për të në këtë edicion.
Liverpool, Manchester City dhe Liverpool, janë vetëm disa nga skuadrat që po tentojnë të transferojnë mesfushorin francez në afatin e verës.
Sipas The Sun, Pep Guardiola është një admirues i madh i lojës së tij dhe dëshiron të transferojë atë në Etihad Stadium.
Jurgen Klopp në anën tjetër e sheh Aouarin si një zgjidhje afatgjate për mesfushën, pasi nga aty pritet të largohen James Milner e Jordan Henderson.
Mikel Arteta dëshiron që të transformojë Arsenalin në një skuadër me lojtarë më të rinj dhe francezi është pjesë e listës së tij./telegrafi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...