Tri raste të reja me COVID-19 te Manchester City pak orë para derbit me Unitedin

16:14 | 6 Janar 2021
A. B.

Pep Guardiola është aktualisht në një situatë të palakmueshme, pasi janë konfirmuar tri raste të reja me coronavirus te Manchester City.

Pak orë kanë mbetur që nga derbi me Manchester Unitedin në kuadër të gjysmëfinale të EFL Cup.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, anëtarë të stafit së bashku me Scott Carson dhe Cole Palmer, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këto tri raste të reja e kanë çuar numrin në nëntë anëtarëve të infektuarë, në mesin e tyre janë edhe lojtarë.

Duket se Citizens po rrezikojnë të infektohen në tërësi, e që do të bënte që ndeshjet e tyre të anuloheshin.

Nëse anulohen takimet e tyre, atëherë orari do të jetë shumë i ngjeshur për ta dhe vështirës se mund të ja dalin të kenë rezultate pozitive. /Telegrafi/

Të ngjashme