Tri pikë tjera nga Bayerni, Lewandowski vendimtar ndaj Kolnit

22:26 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Kampioni i Gjermanisë ka siguruar tri pikë duke përforcuar kreun në Bundesliga.

Bayern Munichut i ka mjaftuar goli nga Robert Lewandowski në takimin si nikoqir në Allianz Arena kundër FC Kolnit në kuadër të xhiros së 16-të në kampionatin gjerman, shkruan portali arbresh.info.

Momenti kur Lewandowski realizoi golin e epërsisë

Lewandowski dërgoi në epërsi “Bavarezët” pas një ore lojë duke shënuar për 1 me 0 pas asistimit nga mesfushori Thomas Muller.

Megjithatë, goli nga sulmuesi polak doli të jetë vendimtar për skuadrën nën udhëheqjen e trajneri Jupp Heynckes.

Bayern Munichu tani ka 38 pikë si lider i Bundesligas, nëntë më shumë se FC Schlake në pozitën e dytë, ndërsa Kolni qëndron në pozitën e fundit me vetëm tri pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme