Chelsea është njëri nga tri klubet që janë duke i ofruar superyllit Lionel Messi një rrugë shpëtimi nga Barcelona.
Kontrata e Messit skadon në fund të sezonit dhe sulmuesi ende nuk ka vendosur lapsin në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Eksperti i futbollit spanjoll Eduardo Idana ka zbuluar që argjentinasi ka pasur oferta në tavolinë nga Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint Germaini.
“Disa muaj më parë Messi ishte i përkeqësuar dhe ishte duke menduar seriozisht, para Kampionatit Botëror në Rusi, për të shkuar në Kinë”, ka thënë Inda për shoun televiziv në Spanjës ‘El Chiringuito de Jugones’.
“Pavarësisht kësaj, qëllimi i tij ishte për të qëndruar, megjithëse ai kishte tri oferta në rast se vendos të largohet nga skuadra e Barcelonës”
“City, Chelsea dhe Paris Saint Germain e duan të gjithë”
Lionel Messi ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin 2017/18 duke shënuar 12 gola brenda 11 paraqitjeve në La Liga./arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja