Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme – Mërgim Berisha ka kërkuar falje ndaj trajnerit dhe klubit

19:13 | 22 Tetor 2024
Q L

Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër për tri ndeshje.

Por si ndodhi kjo. Trajneri Pellegrino Matarazzo e kishte nxjerrë nga ndeshja me Werder Bremen vetëm pas 27 minutash, pasi Stanley Nsoki u përjashtua me karton të kuq.

Matarazzo e nxori Berishën për arsye taktike, por sulmuesi u nervozua për këtë gjë dhe kaloi nivelet, jo vetëm në ditën e ndeshjes, por edhe të nesërmen.

Ai ishte vetëm në tribuna si shikues në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1 ndaj Bochum.

Sipas Kicker.de, kjo nuk ishte befasi për 26-vjeçari, i cili e dinte se nuk do të përfshihej në ekip, pasi kishte javë që pas pezullimit, nuk kishte ushtruar me lojtarët e ekipit tjerë të Hoffenheimit, ku u bashkua vetëm pasi u sqarua incidenti.

“E kam ndjenjën që ai ka deklaruar dëshirën e madhe që të kthehet dhe po ashtu ka kërkuar falje në mënyrë të duhur ndaj trajnerit, ndaj meje dhe ndaj ekipit. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ai është në rrugën e kthimit. Tani do të vëzhgohen sjelljet e tij nga stërvitja në stërvitje, nga java në javë. Por çështja është sqaruar”, ka thënë drejtori i ri sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker.

Berisha është paraqitur në pesë ndeshjet e para në Bundesligë, ndërsa kishte një gol dhe një asistim.

“Ai është lojtar kualitativ të cilin duam ta shohim sërish në fushë”, nënvizoi drejtori sportiv Schicker.

Mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës ndaj Portos, apo të dielën ndaj Heidenheim në Bundesligë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme