Erling Haaland pritet të jetë sulmuesi kryesor i Manchester Cityt në sezonin e ri 2022/23 dhe tashmë kanë filluar të dalin skemat me të cilat mund të perdoret norvegjezi nga trajneri Pep Guardiola.
Trajneri Pep Guardiola deklaroi në mars se Manchester City kishte nevojë për një qendërsulmues.
Tani, me Erling Haaland që po largohet nga Borussia Dortmund këtë verë, katalunasi do të ketë njeriun e kërkuar në sulm.
“Ju thoni që ne luajmë në mënyrë fantastike pa numrin 9 sepse fitojmë. Kur nuk e bëjmë, ju thoni se na mungon një sulmues”, ka thënë Guardiola për BBC.
Por, si mund të luajë Haalandi në sulmin e Guardiolës dhe si do ta përdor trajneri katalunas atë.
Gazeta Marca ka publikuar tri mënyrat se si Haaland mund të paraqitet në skemat e Guardiolas.
Sipas tyre, Haaland të jetë lojtari kryesor në dy formacionet e favorizuara të Guardiolës (4-3-3 dhe 4-2-3-1) dhe madje mund të luajë në një formacion 4-4-2 me Gabriel Jesus – nëse ai qëndron në klub – ose me ardhjen e re Julian Alvarez.
Ndryshe, numrat e Haalandit janë të frikshëm. Ai është afër mesatares prej një goli për ndeshje në Borussia Dortmund (85 gola në 88 ndeshje), një normë që ai e ka kaluar tashmë me Red Bull Salzburg (29 gola në 27 ndeshje).
28 golat e tij në 29 ndeshje këtë sezon me Dortmundin, në të cilin ai ka humbur 16 ndeshje për shkak të dëmtimit, janë më mirë se 24 golat e Riyad Mahrez, golashënuesit më të mirë të Cityt këtë sezon.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?