Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është në bisedime me Manchester Cityn, por marrëveshja është e komplikuar pasi gjigantët e Ligës Premier duhet të plotësojnë tri kushte për të nënshkruar me CR7.
Ronaldo e sheh kontratën e tij me Juventusin të skadojë në qershor të 2022, por po shtyn të largohet nga bardhezinjtë në afatin kalimtar të verës, edhe pse Juventusi këmbëngul se ai kurrë nuk i tha klubit se dëshiron të largohet.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Manchester City është klubi i vetëm i interesuar për të nënshkruar me CR7, por kampionët e Ligës Premier nuk kanë kohë për të finalizuar marrëveshjen.
Afati veror i transferimeve mbyllet më 31 gusht, por kjo nuk është e vetmja gjë që e bën marrëveshjen të komplikuar.
Mediumi italian raporton se ‘Qytetarët’ nuk duan të paguajnë Juventusin për të nënshkruar me Ronaldon, ndërsa Zonjës së Vjetër i duhen 25-30 milionë euro për të shmangur humbjen e kapitalit.
Si alternativë, ata do të ishin të hapur për të përfshirë Gabriel Jesus në një marrëveshje shkëmbimi, por City nuk dëshiron të shesë sulmuesin brazilian.
Sidoqoftë, skuadra e Pep Guardiolas duhet të shesë një sulmues nëse do të mirëpresë Ronaldon dhe, Raheem Sterling mund të jetë ai që po largohet nga Etihad por, edhe një herë, City nuk ka shumë kohë për të shitur yllin e Anglisë.
#CristianoRonaldo via dalla Juve? City unica possibilità, ma l’affare è molto difficile#SkyCalciomercato #Juventushttps://t.co/qugZEoK5Ku
— skysport (@SkySport) August 25, 2021
Ronaldo iu bashkua Juventusit për 112 milionë euro nga Real Madridi në vitin 2018 dhe ka shënuar 101 gola në 134 paraqitje me Bianconerët. /Telegrafi/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...