Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli raportohet se janë të gjithë duke kërkuar nënshkrimin me mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.
Bazuar në gazetarin sportiv Alfredo Pedulla të ‘Sportitalias’, Hysaj ka një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro, e cila shihet e përballueshme në sytë e treshes angleze, transmeton portali arbresh.info.Pedulla shpjegon se Chelsea tashmë është takuar “disa herë” me agjentin e shqiptarit Mario Giuffreddin pasi “Blutë” e konsiderojnë 24-vjeçarin “perfekt” për Premierë Ligë derisa e ardhmja Davide Zappacostas në Stamford Birdge nuk është e sigurt.
Megjithatë, skuadra e Antonio Contes do të jetë në garë edhe me United, i cili ngjashëm është “shumë i interesuar” dhe dëshiron transferimin e tij si zëvendësues të Matteo Darmian derisa synojnë gjithashtu të lënë pas gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve – Liverpoolin.
Hysaj ka bërë 41 paraqitje për Napolin këtë sezon duke mbuluar madje edhe krahun e majtë pas dy lëndimeve serioze të Fauzi Ghoulamit./arbresh.info/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...