Mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi mund të transferohet të një ndër rivalët në Seria A, me Atalanta-n, Juventus-in dhe Cagliari-n të interesuar.
Italiani është rikthyer në “Olimpico” pas huazimit te Valencia, aty ku pati shumë pak mundësi të luaj shkaku i lëndimeve, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që u rikthye në Seria A, nuk është në planet e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca.
Cagliari shihet si opsion shkaku i trajnerit Eusebio di Francesco, më të cilët ka punuar më herët.
Sipas Il Romanista, edhe Juventus-i është duke konsideruar lëvizjen dhe mund të paguajë rreth 12-15 milionë euro.
Ndërsa, Atalanta e sheh si lojtar i cili do t’i përshtatej formacionit 3-4-1-2./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...