Tri klubet e mëdha gjermane në garë për Julian Draxler-it

18:35 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

E ardhmja e mesfushorit ofansiv Julian Draxler, shihet larg “Parkut të Princave”.

Gjermani ka humbur pozitën nën urdhrat e Thomas Tuchel-it, ndërsa është njoftuar që është i lirë të largohet, shkruan portali arbresh.info.

Sipas Le10 Sport, tri klubet e mëdha gjermane, si Borussia Dortmund, Hertha Berlin dhe Bayer Leverkusen e duan Draxler-in.

Favorit për shërbimet e Draxler-it thuhet se është Leverkusen-i, të cilët mund të paguajnë çdo vlerë shkaku që kanë fituar para me shitjen e Kai Havertz-it.

PSG-ja për Draxler mund të shitet për 20 milionë euro, vlerë të cilën të tri skuadrat janë të hapura për ta paguar.

Kontrata momentale lojtarit i skadon në qershorin e vitit 2021./arbresh.info.

Të ngjashme