Tri klube angleze në luftë për talentin e Barcelonës

20:00 | 11 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve nga gazeta spanjolle ‘Sport’ këtë pasdite, talenti i ri i Bracelonës, Munir El Haddadi, është duke u kërkuar nga tri klube në Premierë Ligë.

21-vjeçari është prodhim i akademisë La Masia të të rinjve të Barcelonës, por deri tani ka arritur të jetë pjesë e skuadrës së parë ku Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez janë yjet me të cilët duhet të garojë për pozitë, transmeton portali arbresh.info.

Një numër i madh klubesh evropiane tashmë kanë shprehur interesim për reprezentuesin spanjoll, përfshirë skuadrat në Premierë Ligë si Southampton, West Ham United dhe Crystal Palace.

Munir ka bërë 34 paraqitje gjatë kohës së tij te Valencia sezonin e kaluar si një i huazuar duke shënuar gjithsej tetë gola./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme