Google ADS

Tri ekipe kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrje në finalen e madhe

07:44 | 29 Qershor 2020
arbresh.info

Tri ekipe kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrje në finalen e madhe që zhvillohet për titullin e kampionit 2019/2020. Prishtina Volley dhe Ferizaj në konkurrencën e meshkujve tashmë janë në finale, mirëpo se cili ekip do të filloj nga pozita e parë do të mësohet të enjten.

Ferizaj e pret Prishtina Volley në shtëpi me 2 Korrik nga ora 17:00.

Në konkurrencën e femrave finalen ka arritur ta siguroj ekipi i M Technologie, pas fitores së arritur në Skenderaj.

KV Ferizaj

Për t’u mësuar edhe finalisti i dytë duhet të pritet edhe rrethi i fundit i garave përfundimtare, ku vëmendja padyshim do të jetë në Gjilan.


KV M-Technologie

Drita të mërkurën në ora 13:00, pret Skenderajn dhe fituesi i kësaj ndeshje do të jetë finalisti i dytë në konkurrencën e femrave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme