Google ADS

Tri dëshirat e Joan Laportas për Barcelonën në vitin 2022

09:35 | 2 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Joan Laporta nuk e ka pasur të lehtë që kur u rizgjodh si president i Barcelonës në mars të vitit të kaluar.

59-vjeçari kishte mbikëqyrur një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit gjatë mandatit të tij të parë. Por diferenca mes asaj kohe dhe tani num mund të bëhet më e madhe.

Nga detyrimi për t’u marrë me çështjet financiare që kanë lindur për shkak të Coronavirusit si dhe keqmenaxhimi i fondeve nga bordi i mëparshëm, tek propozimi i CVC-së në verë, largimi i Lionel Messit, rezultatet e dobëta, ndryshimi i drejtuesve, ku ka qenë një stuhi çështjesh njëra pas tjetrës.

Ndërsa ai shkon në vitin 2022, Laporta do të shpresojë për një pushim dhe stabilitet në muajt e ardhshëm, ndërsa ai shikon të drejtojë gjigandët katalanas përsëri në krye. “SPORT” raporton për tre dëshurat kryesore të presidentit të Barcelonës për vitin e ri.

Sipas raportit, dëshira e parë e Laportës për vitin 2022 është që ai të shpresojë të shohë botën të dalë nga pandemia e Coronavirusit.

“Uroj që të gjithë ta mposhtum Covidin dhe që normaliteti të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha 59-vjeçari.

Dëshira e dytë e Laportës është të përmirësojë skuadrës e Barcelonës dhe të ndërtojë një skuadër që tifozët janë krenarë të mbështesin. Duke pasur parasysh rënien e vazhdueshme të paraqitjeve të klubit në kohët e fundit, është e kuptueshme që presidenti po dëshiron një kthesë të fatit.

“Unë do të doja që të gjithë katalanasit të jenë krenarë për ekipet e tyre, që ata të vazhdojnë t’i brohorasin siç kanë qenë deri tani dhe që lojtarët që mbrojnë mburojnë tonë të na japin gëzim” shtoi ai.

Më në fund, kryetari i klubit dëshiron që puna të fillojë dëshironqë puna të fillojë në “Espai Barça” pasi anëtarët votuan në favor të projektit prej 1.5 milionë eurosh që do të shohë Camp Nou të kalojë nëpër një rinovim të madh.

“[Dëshira e tretë është] që anëtarët dhe të gjithë tifozën te ndihen krenar për Espai Barça -n e re në vitin që do të fillojë punimet e Camp Nou”, shtoi Laporta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme