Faqja zyrtare e FIFA-s ka përpiluar tri arsyet pse Kombëtarja e Kroacisë e meriton të fitojë trofeun e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Kampionati Botëror është në fazën finale, pasi fitues i vitit 1998, Franca përgatitet të përballet me finalistët e parë në histori, Kroacinë, në finalen e madhe e cila zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin Luzhniki në Moskë, shkruan Telegrafi.
Përpara fillimit të kësaj ndeshje, le të hedhim një vështrim më të afërt se pse ekipi kombëtar kroat meriton të fitojë trofeun e dëshiruar dhe të shkruajë emrat e tyre në librat e historisë së Kroacisë përgjithmonë.
1.Një motivim i mrekullueshëm kolektiv dhe maksimal
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka bërë diçka të pabesueshme. Atmosfera në ekip nuk ka qenë kurrë më mirë, diçka që lojtarët kanë thënë në mënyrë të përsëritur.
Ata janë ndjerë si një familje e vërtetë gjatë kësaj Kupe Botërore, duke qenë së bashku për 50 ditë. Lojtarët duken sikur do të vdisnin për njëri-tjetrin në fushë.
Pavarësisht se luajtën në tri ndeshje me radhë në shtesë, ata kanë treguar se dëshira e tyre për të fituar si kolektiv është shumë e lartë.
2.Forca dhe karakteri mendor
Danimarka, Rusia dhe Anglia – këto ishin tri fitore nga Kroacia, me dy prej tyre që vinin nga penalltitë. Fitoret e Kroacisë vinin nga perspektiva mendore dhe fizike.
Kapiteni Luka Modriç në mënyrë të përsëritur ka thënë: “Ne kemi treguar karakterin tonë”.
Forca e personalitetit të Kroacisë do t’i shërbejë mirë në finale kundër Francës. Çdo ekip fitues i Kupës Botërore gjatë gjithë historisë ka dashur të ketë një sasi të madhe karakteri.
3.Përvoja është e barabartë me vetëbesimin
Modric është lider i këtij brezi të madh të Kroacisë. Përveç yllit të Real Madridit, ka edhe yje të tjerë në skuadrën e Dalicit, duke përfshirë lojtarë të Barcelonës, Interit, Juventusit dhe Liverpoolit si Ivan Rakitiç, Mario Mandzukic, Ivan Perisic, Mateo Kovacic dhe Dejan Lovren.
Me një moshë mesatare prej 27 vitesh dhe dhjetë muajsh, Kroacia ka shumë përvojë dhe vetëbesim, pasi pothuajse të gjithë kanë vendin e tyre në 11-shet e para të klubeve të tyre.
Ata janë të gjithë të vetëdijshëm për aftësitë e tyre.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!