Kanë filluar problemet për Chelsean para përballjes me Bayern Munich, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori, N’Golo Kante i cili ka munguar në tri javët e fundit nuk ishte pjesë e skuadrës në stërvitje dhe mungesa e tij nuk do jetë befasi, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, në stërvitjen e sotme (e hënë) te gjiganti anglez munguan edhe Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic.
Hudson-Odoi ka munguar në dy ndeshjet e fundit për “Blutë”, ndërsa nuk dihet arsyeja e mungesës së Pulisic.
Kujtojmë që nesër Bayern Munich është mysafirë i Chelseas në “Stamford Bridge”./arbresh.info.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...