“Trepça ’89 ma ka bërë ofertën, por kam edhe dy oferta në Superiore”.
Kështu deklaronte sot për Sport Ekspres Armando Cungu, i cili nuk i ka dhënë përgjigje pozitive klubit nga Kosova.
Arsyeja është e thjeshtë, ish-trajneri i Vllaznisë dëshiron të qëndrojë në Superiore, ku cilësia dhe vitrina është në një nivel më të lartë.
Përveç kësaj, trajneri shkodran kërkon të qëndrojë pranë familjes dhe në këtë aspekt aksi Tiranë-Shkodër është ai që i leverdis më shumë.
Duke ecur me rregullin e përjashtimit, vetëm Partizani është klubi që në këtë moment mund të afrojë Cungun, duke parë që edhe financiarisht, edhe në cilësi e ambicie, është klubi i vetëm që mund të bindë Cungun.
Në të shkuarën Partizani e ka diskutuar mundësinë e punësimit të trajnerit shkodran, i cili ka punuar me Starovën edhe në Kukës dhe e njeh mirë.
Edhe Starova, fjala e të cilit peshon shumë, është dakord për Cungun, ndaj nuk është çudi që në ditët në vazhdim të zhvillohet një bisedë serioze dhe këtë radhë Cungu zor se do të refuzojë.
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...