Kjo e martë shënoi ditën e finaleve të “Play-Off”-it Nacional për grupmoshat U13, U15 dhe U17, ku skuadrat Trepça’89 (U13), 2 Korriku (U15) dhe Drita (U17) dolën fituese.
Në finalen e grupmoshës U13, Trepça’89 arriti të mposhtë ekipin e Ramiz Sadikut, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Alban Hetemi në minutën e 13-të, duke i siguruar trofeun skuadrës së tij.
Në kategorinë U15, ekipi kryeqytetas 2 Korriku triumfoi kundër Pejës, me të njëjtin rezultat, 1:0. Golin vendimtar për skuadrën prishtinase e realizoi Orges Paçarizi, në minutën e 50-të. Finalja e grupmoshës U17 mes Dritës dhe Malishevës ofroi një dramë futbolli, duke u mbyllur me rezultat 3:2 në favor të Dritës, me një gol në fund të takimit.
Goli i parë ishte një autogol nga Haki Zogaj në minutën e 30-të. Për Dritën shënuan edhe Altin Destani në minutën e 66-të dhe Jorik Kryeziu në minutat shtesë të ndeshjes.
Për Malishevën, golat u shënuan nga Artiol Mazreku në minutën e 26-të dhe Fazli Thaçi në minutën e 75-të. Garat e “Play-Off”-it në kategorinë U17 përcaktuan edhe tri skuadrat që do të jenë pjesë e Superligës U17 për sezonin e ardhshëm.
Përveç Dritës si kampione e ‘play-off’-it, biletën për në Superligë e siguruan edhe Malisheva dhe QS Prishtina.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...