Trepça vazhdon kontratën me lojtarin Arlind Syla

18:06 | 12 Qershor 2024
D.H

Trepça po konsolidon ekipën për sezonin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme klubi nga Mitrovica ka bërë të ditur se ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me lojtarin Arlind Syla, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Syla me Trepçën do të vazhdojë së paku edhe për një vit tjetër.

Teksa ai ka kaluar nga grupmoshat e reja në ekipën A.

‘Xehetarët’ këtë vit synojnë inkuadrimin në Superligë pas disa vitesh mungesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme